image Mustafi nga karantina: Kjo është më e madhe se futbolli

Futboll

Sport/ Mustafi nga karantina: Kjo është më e madhe se futbolli

news image

Qendërmbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi ka reaguar në lidhje me përhapjen e madhe të koronavirusit.

Ai bashkë me ekipin e tij momentalisht janë në karantinë pasi trajneri, Arteta ka rezultuar pozitiv në lidhje me koronavirusin.

“Kjo është më e madhe se futbolli. Kaq e rëndësishme që ne tani po bëjmë gjithçka që është e mundur për të ndaluar virusin. Prandaj, ju lutemi ndiqni udhëzimet e autoriteteve dhe shmangni çdo gjë që mund t’ju rrezikojë juve, miqtë dhe familjet tuaja. Qëndroni të sigurt dhe të shëndetshëm! # SM20” – shkroi Mustafi në Twitter.

Kujtojmë se Premierliga është pezulluar deri më 4 prill./Gazeta Sinjali/