image Mustafi kërkon falje publike pas gabimit që bëri mbrëmë - Sinjali

Reagimi/ Mustafi kërkon falje publike pas gabimit që bëri mbrëmë

news image

Shqiptari me nënshtetësi gjermane, Shkodran Mustafi, i cili luan në Arsenal, ka kërkuar falje publike për ndeshjen që u zhvillua mbrëmë kundër Chelseas.

Mustafi mbrëmë bëri një gabim në mbrojtje, ku si rrjedhojë skuadra e tij e pësoi gol, pas penaltisë që shkaktoi David Luiz.

Mustafi, nëpërmjet një postimi në Facebook, mes tjerash, i ka kërkuar falje edhe lojtarit David Luiz. Ai poashtu ka thënë se skuadra e tij nuk dorëzohet dhe se do të qëndrojnë të bashkuar.

“Jam absolutisht i lumtur dhe krenar që kam një skuadër kaq të shkëlqyeshme që luftoi me mua të gjitha 90 minutat pas gabimit tim që jo vetëm që shkaktoi golin e parë, por gjithashtu dërgoi David Luiz (Na vjen keq, David!). Asnjëherë nuk heqim dorë, luftojmë me pasion dhe qëndrojmë së bashku! Faleminderit #Gunners # SM20”, ka shkruar Mustafi./Gazeta Sinjali/

I am absolutely happy and proud to have such a great team that fought with me all 90 minutes after my mistake that not…

Gepostet von Shkodran Mustafi am Mittwoch, 22. Januar 2020

Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: