Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka thënë se ai është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë kryetarët e komunave, pas vërshimeve të cilat u shkaktuan në disa pjesë të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Mustafa përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se ministria që udhëheq ai, do t’u dalë krah në çdo kohë fermerëve të zonave të prekura nga këto vërshime.
“Jam duke ndjekur nga afër situatën me vërshimet të cilat u shkaktuan në disa pjesë të Kosovës, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut. Personalisht jam në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë kryetarët e komunave si dhe me institucionet tjera relevante, ku edhe njëherë kam shprehur gatishmërinë time dhe të Ministrisë që udhëheq për t’u dalë krah në çdo kohë. Gjithashtu, dua t’i informojë fermerët e zonave të prekura nga këto vërshime se do të vazhdoj të jem në teren duke parë nga afër situatën, dhe i siguroj që përkrahja për ta nuk do të mungojë asnjëherë”, ka shkruar Mustafa./Gazeta Sinjali/