Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në detyrë, Besian Mustafa ka vizituar sot Komunën e Pejës.
Mustafa u prit nga kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri, ku vizituan kultivuesit e perimeve në fushë të hapur.
Kjo u bë e ditur nga kryetari i kësaj komune, përmes një postimi në Facebook.
“Gjatë ditës së sotme, për vizitë në Komunën e Pejës erdhi Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa. Gjatë vizitës së tij, kemi shkuar te kultivuesit e perimeve në fushë të hapur e në serra, ata të boronicës si dhe monitoruam për së afërmi mbjelljet pranverore në komunën tonë”, ka shkruar Muhaxheri.
Ata biseduan me kultivuesit për problemet dhe hallet e fermerëve që kanë për bujqësi. Ministri njoftoi kultivuesit rreth përkrahjes që MBPZH-ja ka planifikuar këtë vit në programet mbështetëse./Gazeta Sinjali/