Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa sot në një konferencë për media foli edhe për mocionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës ndaj Qeverisë Kurti.
Ai tha se tanimë mocioni është përgjegjësi e Kuvendit të Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
“Këto janë vendime politike që janë marrë në kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe mocioni vazhdon në Kuvendin e Kosovës, ku përgjegjës janë udhëheqësia e Kuvendit”, ka thënë Mustafa para gazetarëve.
Lidhja Demoratike e Kosovës të premten më 20 mars, dorëzoi mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti. Ky mocion u nënshkrua nga 46 deputetë dhe erdhi pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Brendshëm./Gazeta Sinjali/