image Mustafa: Termocentrali Kosova A qysh sot është tërësisht jofunksional

Politikë

Mustafa: Termocentrali Kosova A qysh sot është tërësisht jofunksional

news image

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të gjejë njerëz që kanë dije për të ofruar zgjidhje për çështjen e energjisë elektrike. Ai ka thënë se qysh sot Termocentrali Kosova A është jashtë funksionit.

Mustafa përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Qeveria duhet ta shkarkojë Bordin ekzistues dhe të emërojë Bord tjetër.

Postimi i plotë:

Qeveria urgjentisht të gjejnë njerëz që kanë energji dhe dije të ofrojnë zgjidhje për energjinë elektrike.

Qysh sot Termocentrali Kosova A është tërësisht jofunksional! Blloqet A3, A4 dhe A5 nuk kanë hyrë në remont me kohë dhe si rezultat KEK po prodhon në rrjet 405 MW më pak! Pra, momentalisht në rrjet ofron energji vetëm TC Kosova B me 520 MW. Konsumi në dimër arrinë deri në 1.100 – 1.300 MW.

Qeveria duhet urgjentisht të shkarkojë Bordin ekzistues dhe të emërojë një Bord profesional që ofron zgjidhje konkrete për energjinë.

/GazetaSinjali/