image Mustafa takim me Organizatën për Ushqim dhe Agrokulturë të OKB-së, këto janë temat që u diskutuan

Prodhime Vendore

Mustafa takim me Organizatën për Ushqim dhe Agrokulturë të OKB-së, këto janë temat që u diskutuan

news image

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka zhvilluar një takim virtual me përfaqësuesit e Organizatës për Ushqim dhe Agrokulturë të OKB-së, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë takim u diskutua rreth krijimit të kushteve të përshtatshme për legalizim të drurit, tregtinë dhe zbatimin e ligjit në sektorin e pyjeve, thuhet në postimin e bërë nga kjo ministri.

Po ashtu, temë diskutimi ka qenë edhe programi i FAO-së për rritjen e transparencës dhe forcimin e kapaciteteve institucionale në qeverisjen e mirë dhe zbatimin e politikave, strategjive dhe programeve kombëtare pyjore.

“Temë tjetër ishte edhe organizimi i eventit për fillimin e projektit ‘Përkrahje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe adresimin e ndryshimeve klimatike në Kosovë’, i cili do të mbahet me 28 tetor në mënyrë virtuale”, thuhet ndër të tjera në postim./Gazeta Sinjali/