image Mustafa shtyn afatet për zbatimin e projekteve përfituese të granteve

Kosovë

Mustafa shtyn afatet për zbatimin e projekteve përfituese të granteve

news image

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka thënë se ka shytrë përkohësisht afatet për implementimin e projekteve përfituese të granteve të vitit 2019.

Mustafa tha se kjo është bërë gjatë javës së kaluar që bujqit të mos ndëshkohen pa fajin e tyre.

Sipas tij, është e rëndësishme që qytetarët ta dinë se bujqit me përkrahje nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, mund të prodhojnë ushqim në sasi e cilësi për të ndihmuar në përmbushjen e nevojave elementare ushqyese të familjeve kosovare.

“Fatmirësisht, jemi në kohën e të mbjellave pranverore kur bujqit tanë, me përkushtim të lartë, por me kujdes të shtuar, po vazhdojnë punën e tyre”, ka thënë ai.

Më poshtë mund t’i gjeni masat që ka ndërmarrë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural:

1. Drithërat, veçanërisht gruri dhe misri, që përbëjnë ushqyesit elementar për qytetarët, blegtorinë dhe shpezëtarinë, do të vazhdojnë të përkrahen, duke i shtuar angazhimin tim personal që pagesat e subvencioneve në këtë drejtim të realizohen në afat rekord;

2. Do të rrisim subvencionet për 50% për prodhimin intensiv të perimeve në serra, për të siguruar më shumë perime të freskëta si domate, speca, tranguj, etj. për tavolinat e familjeve tona;

3. Që të rrisim të hyrat e shtetit nga eksporti, do të rrisim subvencionimin për 50% për mjedrën, si kulturë me potencial të madh eksportues;

4. Për të siguruar më shumë bulmet dhe mish, do të rrisim subvencionimin për 20% për lopë qumështore, dele, dhi dhe buallica;

5. Ndërsa për të ju dhënë familjeve tona siguri dhe higjienë në mishin e prodhuar në vend, do të rrisim subvencionimin për 50% për kafshët e therura në thertore të licencuara që zbatojnë standardet më të larta;

6. Për të mbrojtur ushqimin vendor nga fatkeqësitë natyrore, do të mbulojmë më shumë kultura bujqësore përmes skemës së sigurimeve bujqësore për të përfshirë, përveç mjedrës edhe rrushin, mollën dhe kumbullën./Gazeta Sinjali/