image Mustafa: Haradinaj e Bulliqi duhet t’ia kthejnë Kosovës Çakorrin

Kosovë

Mustafa: Haradinaj e Bulliqi duhet t’ia kthejnë Kosovës Çakorrin

news image

Duke komentuar antarësimin e ish-deputetit të partisë së tij Shpejtim Bulliqi në Lëvizjen Vetëvendosje, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se vendimi i Bulliqit për të ndërruar partinë është individual ,por sipas Mustafës, Shpejtim Bulliqi i ka mbetur borxh Kosovës.

Në një intervistë për EO, kreu i LDK-së ka thënë se bashkë me Bulliqin edhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, i ka mbetë borxh Kosovës.

“Është çështje e vullnetit të tij politik, mirëpo Shpëtimi i ka mbetë borxh këtij vendi, çështjen e kufirit me Malin e Zi, ka mbet borxh bashkë me kryeministrin Haradinaj ta kthejë kufirin në Çakorr dhe Zhleb, sepse kanë qenë premtime të mëdha të tyre dhe ato premtime nuk mundet as Bulliqi, as kryeministri t’i mbulojë, njëri me dorëheqje, tjetri me kalim në parti tjetër”, ka deklaruar Mustafa për EO.

“Këtë obligim e kanë, për çështje të tjera janë çështje të tyre personale”, ka thënë lideri i LDK-së, Isa Mustafa.

Ish-anëtari dhe deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, ka aderuar sot në Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ishte caktuar nga kryeministri Haradinaj Kryesues i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.