image Mustafa: Shohin ëndrra ata që mendojnë se VV do t’i fitojë 50 për qind të votave në zgjedhjet e ardhshme

Politikë

Mustafa: Shohin ëndrra ata që mendojnë se VV do t’i fitojë 50 për qind të votave në zgjedhjet e ardhshme

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se asnjë parti politike në Kosovë nuk mund të fitoi 50 për qind të votave në nivel vendi, shkruan Gazeta Sinjali.

Mustafa gjithashtu ka thumbuar Vetëvendosjen, duke thënë se po sheh ëndrra kurr po thotë se mund të fitojë deri 50 për qind zgjedhjet.

“Shohin ëndrra ata që mendojnë se Vetëvendosja do t’i fitojë 50 për qind të votave në zgjedhjet e ardhshme. Edhe 50 për qind me i fitua VV-ja prapë s’mundet me zgjedh presidentin. Nuk ka ndodh kurrë në Kosovë që një subjekt politik me i fitua. 50 për qind mund t’i fitosh në komunë, i kam fituar edhe unë 57 për qind në komunë pa asnjë fije popullizmi”, ka thënë Mustafa në RTK.

Mustafa ka folur edhe për mundësinë e zgjedhjes së presidentit të ri, duke thënë se të gjitha partitë politike duhet të ulen në një tavolinë pa kushte për të gjetur zgjidhje për pozitën e të parit të shtetit.

/Gazeta Sinjali/