image Mustafa: Presidentja ta thërras Këshillin e Sigurisë

Politikë

Mustafa: Presidentja ta thërras Këshillin e Sigurisë

news image

Pas sulmeve në Zubin Potok e Zveçan, ka reaguar ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë që në një situatë të tillë të tensionuar Presidentja, Kryeministri dhe Kryeparlamentari duhet të jenë në Kosovë e jo të dërgojnë mesazhe.

Ai këtë sjellje e ka cilësuar si ‘joserioze dhe të pafalshme’.

Postimi i plotë:

Situata në veri të Kosovës është tepër serioze dhe e rrezikshme. Në një situatë të tillë , Presidentja, Kryeministri dhe Kryeparlamentari duhet të jenë në Kosovë. Nuk mund të dërgojnë mesazhe, njëra nga New Yorku, tjetri nga Shkupi e nga Budapesti, kurse Njësitë Speciale të Policisë të Kosovës të mbesin të mbërthyera në Jarinje e Bërnjak nën kërcënimin e helikopterëve, avionëve e taksave të Serbisë. Kjo sjellje është joserioze dhe e pafalshme.

Në momente të tilla do duhej të thirret Këshilli i Sigurisë nga Presidentja e vendit dhe të ndërmerren masat e nevojshme duke u koordinuar me partnerët tanë, SHBA, BE, KFOR-in dhe institucionet relevante në Kosovë.

/GazetaSinjali/