image Mustafa për vendimin e Sveçlës: Kësaj i vjen era diktaturë

Kosovë

Reagim/ Mustafa për vendimin e Sveçlës: Kësaj i vjen era diktaturë

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas vendimit të ushtruesit të detyrës së ministrit, Xhelal Sveçla, për lejimin e deputetëve për shkuarjen në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë vendim të veçantë të ushtruesit të detyrës së ministri, Mustafa e ka quajtur diktaturë.

“Edhe kjo ndodhë! Xhelal Sveçla, ushtrues detyre i Ministrit të Brendshëm, me Vendim të veçantë, ua paska lejuar deputetëve të marrin pjesë në mbledhjen e nesërme në Kuvend. Kjo do të thotë se Sveçla dhe policia vehen mbi përfaqësuesit e popullit. Nëse ai nuk ua lejon, deputetët nuk mund të shkojnë në Kuvend! Kësaj i vjen era diktaturë”, ka shkruar lider i LDK-së në Facebook./Gazeta Sinjali/

https://sinjali.com/deputetet-e-kosoves-pajisen-me-leje-te-vecante-te-qarkullimit-per-pjesemarrje-ne-seancen-e-neserme/