image Nesër mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga PDK, gazetarët nuk do të jenë prezent - Sinjali

Politikë/ Nesër mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga PDK, gazetarët nuk do të jenë prezent

news image

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se pikë e vetme e rendit të ditës në seancën e jashtëzakonshme të thirrur për nesër do të jetë “Propozimi dhe miratimi i masave konkrete ekonomike e financiare që duhet t’i ndërmerr Kosova”.

Përmes një njoftimi, Kuvendi ka bërë të ditur se si pasojë e pandemisë Covid-19, edhe kjo seancë do të mbahet pa praninë e gazetërëve, porse do të ketë transmetim direkt.

Seanca është thirrur nga PDK-ja, e cila pritet të prezantojë para deputetëve për miratim Pakon emergjente prej 320 milionë eurove.

Njoftimi i plotë:

Rendi i ditës

1. Propozimi dhe miratimi i masave konkrete ekonomike e financiare që duhet t’i ndërmerr Republika e Kosovës për të tejkaluar sfidat e rimëkëmbjes ekonomike në adresimin e pasojave të pandemisë së Corona Virusit “Covid 19”, me qëllim të përballimit sa më të suksesshëm të pasojave e shkaktuara (aktuale dhe të ardhshme), në drejtim të parandalimit të krizës eventuale ekonomike, zvogëlimit të humbjeve ekonomike dhe ofrimin e mbështetjes së domosdoshme veçanërisht për sektorin privat në Kosovë.

Për vëmendje:

Njoftim lidhur me qasjen e mediave në seancë

Për shkak që e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë ballkonin, vazhdon të mbetet në dispozicion të deputetëve, ju njoftojmë se prezenca mediave në seancën e nesërme do të jetë e pamundur.

Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju njoftojmë se Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet:

· Ueb faqes së Kuvendit,

· Kanalit zyrtar të Kuvendit në youtube, si dhe

· RTK-së, si medium publik. ​/GazetaSinjali/



Shpërndaje artikullin