Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas konstituimit të Kuvendit, ka folur për mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.
Mustafa ka thënë se LDK nuk janë fare të interesuar për zgjedhje të reja dhe se njejtë duhet të bëj edhe Lëvizja Vetëvendosje.
“Nuk mund të them se jemi afër zgjedhjeve, më së paku jemi të interesuar ne si LDK për zgjedhje, për këte arsye kemi bërë përpjekje për kolaicion, as Vetëvendosje nuk është e drejtë të flasin për zgjedhje sepse askush nuk i ka marr votat”, ka deklaruar Mustafa për RTV21./Gazeta Sinjali/