image Mustafa kundër takimeve "sa për t'u takuar": Nëse s'bëhet koalicioni, VV-ja duhet të gjejë zgjidhje tjetër

Kosovë

Bisedimet/ Mustafa kundër takimeve “sa për t’u takuar”: Nëse s’bëhet koalicioni, VV-ja duhet të gjejë zgjidhje tjetër

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk do të takohet me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin nëse nuk do të ketë lëvizje serioze drejt arritjes së marrëveshjes

Mustafa ka thënë se nuk dëshiron që “të ketë takime sa për t’u takuar”, shkruan Gazeta Sinjali.

“A do të ketë takim apo jo varet se sa do të jetë gatishmëria për të bërë marrëveshje. Unë nuk jam që të ketë takime sa për t’u takuar, por atë që të ketë takim që ta lidhim marrëveshjen. Për gjëra tjera jemi shprehur qartë në organet tona”, ka thënë ai në një intervistë për RTV21.

Nëse nuk arrihet marrëveshja për koalicion, Mustafa thotë se Lëvizja Vetëvendosje duhet të gjejë zgjidhje tjetër.

“Ne kemi pas opsion këtë koalicion dhe mbesim pranë këtij koalicioni, nëse bëhet mirë, nëse jo Vetëvendosje duhet te gjejë zgjidhje tjetër”, ka thënë Mustafa.

Liderët e dy partive që morën më së shumti vota në zgjedhjet e 6 tetorit, më shumë se 3 muaj nga mbajtja e tyre nuk kanë arritur të merren vesh për ndarjen e pozitave në ekzekutivin e ri. /Gazeta Sinjali/