image Mustafa: Haki Abazi na ka lutur të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Ferizajt, por nuk e kemi pranuar

Politikë

Mustafa: Haki Abazi na ka lutur të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Ferizajt, por nuk e kemi pranuar

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar deklaratën e u.d. presidentit, Vjosa Osmanit, e cila tha se kësaj partie i ka mbetur vetëm logoja, shkruan Gazeta Sinjali.

Mustafa tha se askush nuk është bërë deputet pa u votuar së pari logoja e LDK-së e pastaj kandidati.

“Askush nuk është bërë deputet pa u votuar së pari logoja e LDK-së e pastaj kandidati. Në qoftë se nuk e voton logon s’ka as vota për kandidat. Ne kemi deputetin Haxhi Avdyli që në raste të ndryshme del si zëdhënës i zonjës Osmanit. Vjosa s’ka nevojë për të, sepse larg është e përgatitur më mirë se Haxhia. Edhe Haki Abazi del e thotë e flet si zëdhënës i LDK-së, edhe pse ai na ka lutur të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Ferizajt, por nuk e kemi pranuar. Ne nuk bëjmë kështu, nga rruga e drejt e kandidat”, tha Mustafa.

Gjithashtu ai tha se LDK-ja e ka fetishizu shumë Vjosa Osmanit.

“Ajo tash duhet të shpërfaqet me kapacitetet që ka. Meqë thotë se ka vota, atëherë le ti merr ato. Ne nuk e pengojmë. Ne nëse shkojmë në zgjedhje do të japim alternativë e jo të akuzojmë se kush çkaa ka bërë. LDK gjithmonë ka ofruar zgjidhje”, u shpreh Mustafa.

Ai tha se ata që dalin nga LDK-ja duhet ta matin mirë vetën.

“Votuesit e LDK-së i votojnë politikat tona. Ai që del nga LDK-ja duhet ta matë vetën. A e votojnë njerëzit e LDK-së a të VV-së, është çështje e vlerësimit dhe përceptimit qytetarë”, tha ai.

Ai po ashtu tha se Osmanin nuk e kanë përjashtuar, por e kanë liruar nga detyra.

“Vjosa është anëtare e LDK-së, e Këshillit Drejtues, por nuk është nënkryetare dhe anëtare e Kryesisë”, përfundoi Mustafa në RTK. /Gazeta Sinjali/