image Mustafa: Grenell nuk ka kërkuar asnjëherë nga LDK që të rrëzohet Qeveria Kurti 1

Politikë

Mustafa: Grenell nuk ka kërkuar asnjëherë nga LDK që të rrëzohet Qeveria Kurti 1

news image

Ditë më parë, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi pati thënë se partia e tij i kishte shtatë ditë kohë për ta rrëzuar Qeverinë Kurti 1. Ky afat sipas Gashit i ishte përcaktuar LDK-së nga  i Dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Mirëpo, lidhur me këtë çështje, ish – kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sot është deklaruar ndryshe nga Gashi. Sipas tij, LDK nuk ka marrë asnjëherë porosi të tilla.

Richard Grenell nuk ka kërkuar asnjëherë nga LDK, sa unë kam qenë Kryetar i saj, që të rrëzohet Qeveria Kurti 1. Nga askush nga SHBA, LDK s’ka marrë porosi të tilla dhe afate”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Sipas tij, Grenell ka kërkuar nga LDK që të hiqet tarifa e vënë nga Qeveria Haradinaj dhe që kjo tarifë të mos zëvendësohet me reciprocitetin, për ti dhënë shanse bashkëpunimit ekonomik në rajon dhe dialogut.

I kam shkruar z. Kurtit në atë kohë se nëse nuk respektohen kërkesat amerikane për tarifat dhe nuk bashkëpunohet me SHBA-të si partner strategjik atëherë LDK, posa të kalojë faza e COVID-it, do të del nga Qeveria. Jo se do ta rrëzojë Qeverinë por DO TË DEL NGA QEVERIA KURTI. Qëndrimi në një Qeveri të tillë e cila nuk bashkëpunonte me SHBA-të ishte i pakuptimtë dhe degradues për LDK-në”, ka shkruar tutje Mustafa.

Ai thotë se Kurti e rrëzoi vet Qeverinë me shkeljen e Marrëveshjes së koalicionit , kur e shkarkoi një ministër të LDK-së. Këtë, sipas Mustafës, Kurti e bëri me të vetmin qëllim për të krijuar shkas që të bie Qeveria.

Po habitem me mendjelehtësinë e interpretimit të 7 ditëve, pesë ditëve, e ditëve të trilluara dhe analizave që po iu bëhen në publik. Këta njerëz ose nuk i njohin SHBA-të ose janë të sëmurë kundër SHBA-ve. I falem zotit që jam gjallë dhe shëndosh nga mendja, për të mos lejuar spërkatje të tilla ndaj LDK-së dhe partneritetit me SHBA-të derisa unë isha kryetar i saj”, vazhdoi ai.

 /GazetaSinjali/