image Mustafa flet në telefon me Hysenin: Përgjegjësia për dialogun bie mbi koalicionin qeverisës

Politikë

Mustafa flet në telefon me Hysenin: Përgjegjësia për dialogun bie mbi koalicionin qeverisës

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka njoftuar se ka pasur një bisedë telefonike me koordinatorin shtetëror për dialogun me Serbinë, Skender Hysenin.

Mustafa ka thënë se ia ka shprehur përkrahjen Hysenit për dialogun politik me Serbinë që sipas tij rezulton marrëveshje politike ndërshtetërore për njohje reciproke, shkruan Gazeta Sinjali.

“Të nderuar qytetarë
Sot kisha një bisedë telefonike me z. Skender Hyseni, Koordinator Shtetëror për dialog. Shpreha përkrahjen time dhe të LDK-së për kursin se nuk ka asnjë marrëveshje të veçantë, jashtë marrëveshjes gjithëpërfshirëse që rezulton me njohje reciproke. Se dialogu është krejtësisht politik dhe rezulton me marrëveshje politike ndërshtetërore për njohje reciproke.
Poashtu është për tu vlerësuar deklarimi i qartë nga takimi i Koordinatorit Shtetëror, z. Hyseni me z. Philip Reeker, Asistent Sekretar Kyesor për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan te Shtetit, që dëshmon përkushtimin dhe rolin aktiv të SHBA-së në procesin e dialogut”, ka shkruar Mustafa.

Kreu i LDK-së ka thënë se përgjegjësia për dialogun bie mbi koalicionin qeverisës, ndërsa pronësia i takon shumicës kushtetuese në Kuvend dhe asnjë subjekti veç e veç.

“Në këtë proces duhet dhënë përkrahje të fuqishme Kryeministrit Hoti, Qeverisë, Presidentit si dhe të gjithë mekanizmave shtetëror që e qojnë përpara këtë dialog politik. Përgjegjësia për dialogun bie mbi koalicionin qeverisës, ndërkaq pronësia e dialogut i takon shumicës kushtetuese parlamentare dhe asnjë subjekti veç e veç”, ka shkruar Mustafa. /Gazeta Sinjali

https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/3101089969957219