image Mustafa e Haradinaj takohen në Kuvend për të diskutuar për bashkëqeverisje

Kosovë

Politikë/ Mustafa e Haradinaj takohen në Kuvend për të diskutuar për bashkëqeverisje

news image

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është duke zhvilluar një takim në ambientet e Kuvendit të Kosovës me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Mësohet se Haradinaj në këtë takim është i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i AAK-së Besnik Tahiri dhe këshilltari i tij, Selim Selimi.

Në këtë takim pritet të bisedohet edhe për krijimin e qeverisë së re të drejtuar nga LDK-ja në koalicion me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe komunitetet tjera.

Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ia ka dhënë dritën jeshile koalicionit me LDK-në. Kjo parti ka mbledhur Këshillin Drejtues ku ka kërkuar votën për pjesëmarrje në qeverinë e re të udhëhequr nga LDK-ja./ Gazeta Sinjali/