image Mustafa: Dhjetëra miliona euro dëme nga vërshimet në Kosovë, qeveria është zhdukur

Sociale

Mustafa: Dhjetëra miliona euro dëme nga vërshimet në Kosovë, qeveria është zhdukur

news image

Janë bërë një vit që nga vërshimet në komunën e Skenderajt, Mitrovicës, Podujevës, Istogut, Drenasit e Vushtrrisë. Vërshime këto për të cilat deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa deklaroi se qeveria e Kosovës është zhdukur, përkundër premtimeve se do t’i ndihmonte familjet e dëmtuara.

Mustafa tha se raportet e komunave tregojnë se vërshimet shkaktuan dëme prej dhjetëra miliona eurove në shtëpi, pajisje e bujqësi, ndërsa qeveria ndau vetëm një milion euro dhe i harroi familjet e dëmtuara.

“Për, këto familje nuk kanë harruar. Ato çdo ditë përballen me shtëpitë e tyre të dëmtuara, me pajisjet e tyre të dëmtuara, me kulturat e tyre bujqësore të dëmtuara, me bagëtinë e tyre që s’e kanë më”, u shpreh ai.

“Për qeverinë, këto dëme mund të jenë të parëndësishme por për këto familje jeta është bërë gati e papërballueshme e dimri që po vije po i gjen ato në gjendje të mjerueshme”, tha Mustafa.

Tutje, ai tha se qeveria bënë mirë t’i kthejë sytë nga familjet e dëmtuara e t’ua kompensojë dëmet nga vërshimet, e të mos i braktisë edhe këtë dimër.

https://www.facebook.com/besianm/videos/339617858532881/?tn=%2CO

/GazetaSinjali/