image Mustafa: 650 trupat amerikanë janë në shtëpi, në Kosovë

Politikë

Politikë/ Mustafa: 650 trupat amerikanë janë në shtëpi, në Kosovë

news image

Ministri i Bujqësisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besian Mustafa, ka komentuar deklaratën e djalit të presidentit amerikan, Donald Trump Junior, i cili ka shkruar se trupat amerikane në Kosovë, duhet të kthehen në shtëpi.

Trump Junior, shkroi pasi senatori amerikan David Perdue, ka thënë se SHBA-të duhet ta rishqyrtojnë praninë e saj në Kosovë, nëse nuk hiqet taksa për mallrat nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

E më pas, ministri Mustafa, ka shkruar se trupat amerikane janë tashmë në shtëpi, në Kosovë.

 “Ato 650 trupa amerikane janë tashmë në shtëpi, në Kosovë. Jemi përgjithmonë mirënjohës për partneritetin SHBA-Kosovë”, ka shkruar Mustafa në Twitter. /Gazeta Sinjali/