Ministri i Bujqësisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besian Mustafa, ka komentuar deklaratën e djalit të presidentit amerikan, Donald Trump Junior, i cili ka shkruar se trupat amerikane në Kosovë, duhet të kthehen në shtëpi.
Trump Junior, shkroi pasi senatori amerikan David Perdue, ka thënë se SHBA-të duhet ta rishqyrtojnë praninë e saj në Kosovë, nëse nuk hiqet taksa për mallrat nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.
E më pas, ministri Mustafa, ka shkruar se trupat amerikane janë tashmë në shtëpi, në Kosovë.
“Ato 650 trupa amerikane janë tashmë në shtëpi, në Kosovë. Jemi përgjithmonë mirënjohës për partneritetin SHBA-Kosovë”, ka shkruar Mustafa në Twitter. /Gazeta Sinjali/
Those 650 American troops are already at home in Kosovo as we’re forever grateful for our ???????? ???????? partnership! https://t.co/4hoxpm5sHx
— Besian Mustafa (@besianm) March 10, 2020