image Musliu tallet me konferencën e Kurtit, e krahason me atë të Adem Salihajt kur ‘zbuloi’ fisin e kalashëve

Kosovë

Reagim/ Musliu tallet me konferencën e Kurtit, e krahason me atë të Adem Salihajt kur ‘zbuloi’ fisin e kalashëve

news image

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka ironizuar me konferencën e mbajtur sot nga kryeministri Albin Kurti ku foli për marrëveshjen sekrete të presidentit Hashim Thaçi me NATO-n.

Musliu me këtë rast ka rikthyer në vëmendje një konferencë e ish-deputetit të LDK-së, Adem Salihajt i cili kishte thënë se “kishte zbuluar fisin e kalashëve”.

‘’Eu bre, ra konferenca e Albinit e u harrua konferenca e Adem Salihajt’’, ka shkruar Musliu.

Kujtojmë që Salihaj kishte thirrur konferencë për media për të treguar se kishte zbuluar fisin e kalashëve./ Gazeta Sinjali/