image Ganimete Musliu i kërkon Mulla Osmanit t'i shkruaj hajmali Dejona Mihalit

Politikë

Ganimete Musliu i kërkon Mulla Osmanit t’i shkruaj hajmali Dejona Mihalit

news image

Ganimete Musliu, kandidate për deputete nga radhët e PDK-së, i është drejtuar me një kërkesë kandidatit për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Osman Musliu.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu i është referuar me ironi Osman Musliut, duke i kërkuar që t’i shkruaj hajmali Dejona Mihalit.

“E lus deputetin Mulla Osmani me ia shkru një hajmali Dejona Aleksander Mihalit, se duket që Sami Lushtaku i ka hy n’kry aq shumë, sa po e sheh edhe në ëndrra”, u shpreh Musliu.

Ky reagim vjen pas deklaratave të përsëritura të Dejona Mihalit, ku është përmendur emri i Sami Lushtakut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/