image Musliu – Qeverisë: Kthjelluni se nuk jeni në tokë të bukës - Sinjali

Musliu – Qeverisë: Kthjelluni se nuk jeni në tokë të bukës

news image

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, iu ka drejtuar Qeverisë me kritika të ashpra duke kërkuar që të reflektojnë dhe t’i zgjedhin problemet e qytetarëve.

Musliu ka deklaruar se nuk ka dëgjuar asnjë zgjidhje për qytetarët të cilët, sipas Musliut, po ndihen të braktisur nga qeveria Kurti.

Sipas saj, që nga fillimi i themelimi të Qeverisë Kurti, për çdo problem që është trajtuar në Kuvend, është zgërdhirë.

“Prandaj kthjelluni , reflektoni dhe gjeni zgjidhje për problemet e qytetarëve. Sepse unë sot gjithçka dëgjova këtu vetëm zgjidhje për qytetarët të cilët sot më shumë se kurrë po ndihen të braktisur nga kjo qeveri”.

Ajo tutja ka thënë se: “Ju i keni ra mësysh vetës. Ose nuk keni këshilltar ose nuk keni familjar që ia’u tërhjekin vërejtjen me ju pa, ku jeni, çfarë bëni dhe si veproni. Kthjelluni ministër se nuk jeni në tokë të bukës. Ti mundesh me u zgërdhi, sepse kjo është qasja e juaj që nga fillimi. Që nga themelimi i kësaj qeverie, çdo problem që trajtohet në Kuvend ju zgërdhiheni, ju qeshni ndër dhëmbë”.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin