Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike, Ganimete Musliu ka kritikuar të parin e Prishtinës, Përparim Rama duke e krahasuar me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.
Siç u shpreh Musliu, edhe Rama njëjtë si Kurti “dojnë me i çmend punëtoret e admininistratës në Kosovë” pasi aktivitetin e vetëm në punë, sipas saj, e kanë kontrollimin e punëtorëve në fillimin e orarit të punës.
“Albin Kurti e Perparim Rama dojnë me i çmend punëtoret e admininistratës në Kosovë. Albini me ministrat e tij qe te vetmin aktivitet e kane me i kontrollu punetoret a po vijnë në oren 8:00 me e ba tikun dhe Perparimi duke i blloku rruget çdo ditë t’lume në oren 7:45 me do bagera e do shirita”.