image Musliu kërkon veprime urgjente nga MSh-ja: Ka 3 muaj që mungon insulina në institucionet publike shëndetësore

Shëndetësi

Musliu kërkon veprime urgjente nga MSh-ja: Ka 3 muaj që mungon insulina në institucionet publike shëndetësore

news image

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, thotë se që tre muaj në institucionet publike shëndetësore në vend, po mungon insulina, raporton Gazeta Sinjali.

Si pasojë e kësaj, Musliu thotë se pacientët po detyrohen që t’i blejnë vetë këto ilaçe, ani pse të njëjtat janë pjesë e listës esenciale të barnave.

“Ka rreth tre muaj që në institucionet publike shëndetësore mungon insulina. Pacientët janë të detyruar t’i blejnë vetë këto ilaçe, ndonëse të njëjtat janë në listë esenciale dhe do duhej të jepen falas për pacientë tani më ato është bërë vështirë të gjinden edhe nëpër farmaci”, shkroi ndër të tjera ajo në Facebook.

Deputetja e PDK-së ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të marrë veprime konkrete dhe urgjente, për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të cilët po ballafaqohen me këtë problem./Gazeta Sinjali/