image Musliu - Hotit: Sillu si zot shtëpie ose dorëzoje zotshpillëkun

Politikë

Musliu – Hotit: Sillu si zot shtëpie ose dorëzoje zotshpillëkun

news image

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka apeluar të kryeministri Hoti që të sillet si një zot shtëpie ose ta dorëzojë zotshpillëkun, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo ishte kritikuese ndaj tij duke thënë se festa e 28 Nëntorit është shëmtuar dhe luajtën me shkolla.

“U tentua që kjo festë të shëmtohet, luajtën me shkolla, kosova u duk pa zot shpie. Kryeminister e di që fushata ishte e rëndsishme, duhet të silleni si zot shpie, ose silluni ose dorëzojeni zotshpillëkun, ka kush i kryen detyrat e shtëpisë”.

“Apeloj të gjitha ata të cilët synojnë të vijnë në karrigën e presidentit, kryeministrit, parlamentit. Ta kenë prioritet festën e 28 Nëntorit, dje për herë të parë kjo festë u shënua me përqarje politike. Ose silluni si zot shtëpie osë dorëzojeni zotshpillëkun.

/Gazeta Sinjali/