Shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk ka shitur rreth 5 miliardë dollarë aksione në prodhuesin e makinave elektrike.
Kjo vjen disa ditë pasi ai pyeti 63 milionë ndjekësit e tij në Twitter nëse ai duhet të shesë 10% të aksioneve të tij në Tesla.
Aksionet e kompanisë ranë me rreth 16% në dy ditët pasi sondazhi doli në favor të shitjes së aksioneve të tij, përpara se të rifitonte terren të mërkurën.
Tesla është prodhuesi më i vlefshëm i makinave në botë, me një vlerësim në bursë prej më shumë se 1 trilion dollarë.
Musk shiti pothuajse 3.6 milionë aksione në Tesla, me vlerë rreth 4 miliardë dollarë.