Analisti Imer Mushkolaj ka komentuar riemërimin e Arben Vitisë në pozitën e ministrit të Shëndetësisë.
Mushkolaj ka thënë se “Kurtit iu kanë dashtë 79 ditë për me kthy prapë Arbenë Vitinë”.
“Dmth. 79 ditë e ka lënë Albini shëndetësinë pa ministër, për me e kthy prapë Arben Vitinë. Ndoshta është dashtë me e pritë fundin e vitit, me i përfundu kontrata me spitalin privat”, ka shkruar Mushkolaj.
Ai ka vazhduar duke thënë që sipas ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit, Arben Vitia nuk ka të drejtë të bëhet prapë ministër.