image Mushkolaj: "Ma mirë na bjen me shku krejtve me jetu n’veri, bile na pagun shteti rrymën"

Kosovë

Mushkolaj: “Ma mirë na bjen me shku krejtve me jetu n’veri, bile na pagun shteti rrymën”

news image

Analisti Imer Mushkolaj ka komentuar shtrenjtimin e tarifës së energjisë elektrike që pritet të fillojë nga 1 shkurti.

Mushkolaj në një postim në Facebook ka shkruar se do të ishte më mirë që të gjithë të shkojnë dhe të jetojnë në veri të Mitrovicës, pasi atje shteti e paguan energjinë elektrike.

“Ma mirë na bjen me shku krejtve me jetu n’veri. Bile na pagun shteti rrymën”, shkroi Mushkolaj.

Në bazë të propozimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, nëse miratohen tarifat e reja të energjisë elektrike, atëherë do të fillojnë të aplikohen nga data 1 shkurt.

Sipas raportit të ZRRE-së, këto tarifa do të jenë të aplikueshme deri më 31 mars të vitit 2023.

“Në një proces të ndarë të shqyrtimit të jashtëzakonshëm, të publikuar në ueb-faqen e ZRRE-së krahas këtij raporti, ZRRE ka vlerësuar se të Hyrat Maksimale të Lejuara që mbulojnë kostot e arsyeshme të shërbimit me energji elektrike janë €446.7 milionë. Kjo pjesë e raportit konsultativ ofron propozimin e ZRRE-së për nivelin e tarifave të energjisë elektirke që do të jenë të aplikueshme për periudhën 1 shkurt 2022-31 mars 2023 për të mbluar nivelin e kostove të arsyeshme…”, thuhet në raport.

Tarifat për konsumatorët që shpenzojnë deri në 600 kWh energji elektrike do të mbeten të njëjta, derisa për ata që shpenzojnë më shumë, do të ndryshojnë.

Sipas ZRRE-së, konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kWh rrymë në muaj dhe ata që shpenzojnë edhe më shumë se kaq, nuk do t’i ndihmojë as subvencioni i Qeverisë.

Në raportin e ZRRE-së propozohet që tarifa për konsumatorët me 800 kWh rrymë të shpenzuar në muaj të rritet në vlerë prej 13.31 eurosh. Ndërsa konsumatorët që shpenzojnë 1000 kwh rrymë në muaj, sipas propozimit të ZRRE-së përballen me një rritje prej 24.62 euro të çmimit të rrymës.

/GazetaSinjali/