image Mushkolaj ironizon: Albini u tranu që nuk po munet me organizu protesta kundër qeverisë

Politikë

Mushkolaj ironizon: Albini u tranu që nuk po munet me organizu protesta kundër qeverisë

news image

Opinionisti Imer Mushkolaj është deklaruar rreth çmimeve të fryra në Kosovë duke ironizuar me kryeministrin Albin Kurti.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se “Albini tu u tranu që nuk po munet me organizu protesta kundër qeverisë“.

Kujtojmë që Lëvizja Vetëvendosje gjatë kohës sa ishte në opozitë ka qenë shumë e zëshme në temat që preknin xhepat e qytetarëve, mirëpo kur e mori timonin duket se u ‘shukat’.

Ky postim i Mushkolajt duket se është ‘kunj’ edhe për partitë që aktualisht janë në opozitë, të cilat pavarësisht gjendjes së rënduar ekonomike ende nuk kanë marrë ndonjë hap.

/GazetaSinjali/