image Musa Hajdari përfundon aventurën në Lojërat Olimpike, nuk kualifikohet në gjysmëfinale

Sporte të tjera

Musa Hajdari përfundon aventurën në Lojërat Olimpike, nuk kualifikohet në gjysmëfinale

news image

Atleti kosovar, Musa Hajdari nuk ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale.

Hajdari ka marrë pjesë në garën e vrapimit në 800 metra në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Kosovari u rendit në vendin e tetë nga tetë garues. Ai në 400 metrat e parë përfundoi në pozitën e shtatë, kurse në 400 metrat e dytë përfundoi i fundit.

Kjo do të thotë që ai e ka përfunduar aventurën e tij në këto gara pasi vetëm tre vendet e para kualifikohen tutje.

Hajdari përfundoi garën për kohën 1:48.96 në vendin e tetë./GazetaSinjaliSporti/