Atleti kosovar, Musa Hajdari nuk ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale.
Hajdari ka marrë pjesë në garën e vrapimit në 800 metra në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Kosovari u rendit në vendin e tetë nga tetë garues. Ai në 400 metrat e parë përfundoi në pozitën e shtatë, kurse në 400 metrat e dytë përfundoi i fundit.
Kjo do të thotë që ai e ka përfunduar aventurën e tij në këto gara pasi vetëm tre vendet e para kualifikohen tutje.
Hajdari përfundoi garën për kohën 1:48.96 në vendin e tetë./GazetaSinjaliSporti/