Anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan, Chris Murphy, ka përmendur disa pika të cilat sipas tij qojnë në uljen e tensioneve në katër komunat veriore të Kosovës.
Murphy thotë se njësitet speciale të Policisë së Kosovës duhet të tërhiqen, Serbia të ndërmerr hapa të vërtetë për t’iu dhënë fund protestave, caktimi i zgjedhjeve të reja, qasja e kufizuar në ndërtesat komunale vetëm për nëpunësit civilë, të respektohen marrëveshjet e mëparshme Serbi-Kosovë – përfshirë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
A few of the most important elements of de-escalation:
— Chris Murphy 🟧 (@ChrisMurphyCT) June 2, 2023
– Kosovo special police withdraw/Serbia takes real steps to end protests
– new elections scheduled
– access to municipal buildings limited to civil servants
– prior Serbia/Kosovo agreements honored, including ASM https://t.co/xlKsfSDtYH
Kujtojmë se Murphy ditën e djeshme tha se Shtetet e Bashkuara duhet të angazhohen “në mënyrë agresive” në Ballkan dhe fajësoi autoritetet e Kosovës për tensionet aktuale në veri të vendit.