image Muriqi me mesazh emocionues për tifozët e Mallorcas: Më keni bërë të ndihem si në shtëpi që nga minuta e parë

Futboll

Muriqi me mesazh emocionues për tifozët e Mallorcas: Më keni bërë të ndihem si në shtëpi që nga minuta e parë

news image

Vedat Muriqi i ka përshëndetur tifozët e Mallorcas pas periudhës 6-mujore që e kaloi tek klubi spanjoll në 2021-22.

Sulmuesi kosovar e shpenzoi pjesën e dytë të sezonit 2021-22 tek Mallorca, duke shfaqur lojëra mjaft impresive dhe në fund duke arritur synimin e klubit, mbetjen në elitë.

Përmes një mesazhi në Twitter, 28-vjeçari ka falenderuar tifozët e Mallorcës për mbështetjen e tifozëve, duke u shprehur i lumtur që qëllimi i klubit i cili ishte mbetja në elitë, ishte arritur.

Më poshtë gjeni letrën e plotë të kosovarit drejtuar klubit dhe tifozëve të Mallorcas:

“Të nderuar mbështetës të Mallorcas.

Ju më keni shfaqur kaq shumë dashuri që në momentin e parë që kam shkelur në ishull. Më keni trajtuar gjithmonë si një mallorkan i vërtetë dhe keni qenë shumë mbështetës. Më keni bërë të ndihem si në shtëpinë time që në minutën e parë.

Jam gjithashtu i lumtur që ia kemi arritur qëllimit si ekip. Kjo nuk do të ishte e mundur pa forcën dhe mbështetjen tuaj. Stafi trajner i tifozëve, shokët e skuadrës dhe i gjithë ishulli i Mallorca: faleminderit për këto 6 vite të mrekullueshme.

Zemra ime është me ty dhe do të jetë gjithmonë kuq e zi”, ka shkruar Muriqi.

28-vjeçari u paraqit në 15 ndeshje për klubin spanjoll, ku realizoi 5 gola dhe dhuroi tre asistime.

/GazetaSinjaliSport/