Vedat Muriqi i ka përshëndetur tifozët e Mallorcas pas periudhës 6-mujore që e kaloi tek klubi spanjoll në 2021-22.
Sulmuesi kosovar e shpenzoi pjesën e dytë të sezonit 2021-22 tek Mallorca, duke shfaqur lojëra mjaft impresive dhe në fund duke arritur synimin e klubit, mbetjen në elitë.
Përmes një mesazhi në Twitter, 28-vjeçari ka falenderuar tifozët e Mallorcës për mbështetjen e tifozëve, duke u shprehur i lumtur që qëllimi i klubit i cili ishte mbetja në elitë, ishte arritur.
Më poshtë gjeni letrën e plotë të kosovarit drejtuar klubit dhe tifozëve të Mallorcas:
“Të nderuar mbështetës të Mallorcas.
Ju më keni shfaqur kaq shumë dashuri që në momentin e parë që kam shkelur në ishull. Më keni trajtuar gjithmonë si një mallorkan i vërtetë dhe keni qenë shumë mbështetës. Më keni bërë të ndihem si në shtëpinë time që në minutën e parë.
Jam gjithashtu i lumtur që ia kemi arritur qëllimit si ekip. Kjo nuk do të ishte e mundur pa forcën dhe mbështetjen tuaj. Stafi trajner i tifozëve, shokët e skuadrës dhe i gjithë ishulli i Mallorca: faleminderit për këto 6 vite të mrekullueshme.
Zemra ime është me ty dhe do të jetë gjithmonë kuq e zi”, ka shkruar Muriqi.
Gracias @RCD_Mallorca! ???? pic.twitter.com/PA974010Ta
— Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) July 7, 2022
28-vjeçari u paraqit në 15 ndeshje për klubin spanjoll, ku realizoi 5 gola dhe dhuroi tre asistime.