image Muriqi i reagon tifozit: Me ditë ti çfarë respekti kanë turqit për neve, e kishe fshi komentin

Futboll

Futboll/ Muriqi i reagon tifozit: Me ditë ti çfarë respekti kanë turqit për neve, e kishe fshi komentin

news image

Vedat Muriqi mbrëmë realizoi në ndeshjen ndaj Antalyasporit ndërsa festimi i tij ngjalli shumë polemika.

Ai nderoi ushtarët turk duke festuar me përshëndetje ushtarake, shkruan Gazeta Sinjali.

“Edhe njëherë u shpjegua se pse Kosova nuk mund të jetë Kombëtare. Tek Kosova luajnë shqiptarë, turq e shumë shpejt edhe serb. Asgjë kundër, vetëm se identiteti kombëtar është diçka tjetër” ishte komenti i një tifozi.

Ndërsa Vedat Muriqi i ka reaguar duke thënë se turqit kanë respekt për shqiptarët.

“Kjo ishte shenjë respekti për shtetin ku jetoj, dhe që kam fituar gjithçka që kam sot, kultura dhe karakteri i një shqiptarit është me respektu ditën e zi atij vendit që jeton, me dit ti se çfarë respekti kanë turqit për ne shqiptarët e kishe fshi komentin” – ishte përgjigjja e sulmuesit kosovar./Gazeta Sinjali/