image Muriqi falënderon tifozët e Lazios me një mesazh prekës

Futboll

Muriqi falënderon tifozët e Lazios me një mesazh prekës

news image

Tashmë është zyrtarizuar lëvizja e Vedat Muriqit drejt Mallorca.

Sulmuesi kosovar është larguar nga Lazio, në formë huazimi drejt La Ligas.

Para aventurës së re, ai ka gjetur hapësirën që t’i falënderojë tifozët e Lazio për mbështetjen që i dhanë.

“Do të doja t’iu falënderoja tifozët e vërtetë të Lazio për besimin, mbështetjen dhe respektin që kanë treguar për mua. Për fat të keq, unë nuk arrita t’ua tregoj Vedatin e vërtetë, aq mirë sa duhet në fushë. Faleminderit shumë që bëtë Romën shtëpinë time dhe të familjes sime, dhe që reflektuat dashurinë tuaj ndaj neve. Zemra ime dhe mbështetja ime janë me ju për pjesën e mbetur të sezonit. Me dashuri, Vedat Muriqi”, ishte mesazhi i Muriqit për tifozët.

Vedati do ta luajë pjesën e mbetur të sezonit në La Liga, me skuadrën e Mallorca. /Gazeta Sinjali Sporti/