image Murati: Vështirë se do të ketë marrëveshje me Serbinë pa konsensus

Kosovë

Murati: Vështirë se do të ketë marrëveshje me Serbinë pa konsensus

news image

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti fitues i zgjedhjeve të 14 Shkurtit i cili do të krijojë Qeverinë e ardhshme, është deklaruar se dialogu me Serbinë nuk është ndër prioritetet e para.

Por, kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, tha se Kosova është në proces të dialogut.

Ne zakonisht kemi qasje se do të respektohet Kushtetuta, në dialog dihet se diçka duhet të ndodh”, tha Murati në televizionin publik.

Sipas tij është vështirë se do të ketë marrëveshje me Serbinë, pa ndonjë konsensus.

Jam ithtar se nuk do të ketë diskutim vetëm për Kosovën, por të diskutohet edhe për Luginën e Preshevën, zgjidhja ma e mirë do të ishte ri përcaktimi i kufijve”, tha ai./Gazeta Sinjali/