image Murati: Politika kosovare po noton në populizëm, s’po i kupton ndryshimet në botë

Politikë

Murati: Politika kosovare po noton në populizëm, s’po i kupton ndryshimet në botë

news image

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka kritikuar politikanët kosovarë për populizëm, vetëkënaqësi e vetëmjaftueshmëri, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas tij, politika kosovar nuk po i kupton ndryshimet në botë dhe mundësitë që po hapen për shqiptarët në Ballkan, andaj thotë se po noton në ujërat e populizmit.

“Ngjarjet e kohëve të fundit, por edhe ky fjalim (i presidentit Joe Biden) po dëshmojnë se po e jetojmë një botë që po ndryshon, tani më edhe në fjalor. A po i kupton këto ndryshime politika kosovare dhe mundësitë që hapen për shqiptarët në Ballkan nëse shfrytëzohen drejtë, apo pasojat që mund të ketë, nëse nuk shfrytëzohen këto mundësi? Kam frikë se jo! Kjo politikë ende po noton në ujërat e populizmit dhe të një vetëkënaqësie dhe vetëmjaftueshmërie të pakuptueshme”, shkroi ndër të tjera ai në Facebook./Gazeta Sinjali/