image Murati për tërheqjen e Trustit: Na e kanë lënë një gropë prej 110 milionë euro - Sinjali

Murati për tërheqjen e Trustit: Na e kanë lënë një gropë prej 110 milionë euro

news image

Pas mbledhjes së Qeverisë, ministri i Financave, Hekuran Murati ka folur në një konferencë për media, ku tha se me tërheqjen e Trustit nga qeveria e kaluar ka mbetur një gropë prej 110 milionë eurosh.

“Na e kanë lënë një gropë prej 110 milionë euro për ta paguar rimbursimin. Në vend që me politika fiskale, me paratë që i mbledhim për buxhet, të bëjmë politika të reja për t’i mbështetur qytetarët, apo t’i rrisim pensionet, apo mbështetjen për familjet me asistencë sociale. 110 milionë euro duhet t’i marrim prej buxhetit për t’i rimbursuar ata që i kanë tërhequr mjetet në vitin 2020”, ka deklaruar Murati.

E sipas tij, nëse tërhiqet edhe një përqindje nga Trusti, do të krijohej presion inflacionar.

“Sa i përket efektit tani nëse do të ndodhte, ndikimi do të ishte negative në ekonomi sepse jemi në një ambient inflacionar. Në ambiente kur ka presion inflacionar është e vetëkuptueshme që çdo shtim i sasisë së parasë në treg në mënyrë të pakontrolluar krijon presione të reja inflacionare. Kjo do t’i dëmtonte familjet që janë më në nevojë dhe që as që kanë trust, kryesisht i dëmton ata që janë të papunë dhe atë të sektorit privat që as që kanë kursime në Trust”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin