image Murati për vendimin për kriptovalutat: I nevojshëm në mënyrë që të kursejmë xhepat e qytetarit - Sinjali

Murati për vendimin për kriptovalutat: I nevojshëm në mënyrë që të kursejmë xhepat e qytetarit

news image

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka folur sot rreth vendimit për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave. Ai tha se ky vendim ka qenë i nevojshëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Murati gjatë prezantimit të rezultateve vjetore në Doganën e Kosovës tha se ky veprim është marrë për t’u kursyer xhepi i qytetarëve.

Do të ishte shumë e padrejtë që ne si shtet të subvencionojmë fitimin e dikujt në kurriz të qytetarëve tjerë. Prandaj ka qenë e nevojshme që të merret ky vendim që të kufizohet përkohësisht mihja apo prodhimi i kriptovalutave në mënyrë që të kursejmë xhepat e qytetarit. Për shkak se për përfitim të disave rritet kostoja apo bëhet barrë e gjithë taksapaguesve të tjerë. Kjo ka qenë arsyeja”, ka deklaruar Murati.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndalojnë prodhimin e kriptovalutave, pasi dyshohet se pajisjet me të cilat prodhohen ato, shpenzojnë shumë energji elektrike.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin