image Murati: Në RTK janë rreth 100 paga që janë më të larta se paga e ministrit

Financa

Murati: Në RTK janë rreth 100 paga që janë më të larta se paga e ministrit

news image

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në Komisionin për Buxhet deklaroi se ka pasur zvogëlim të buxhetit për RTK-në, sepse aty janë rreth 100 paga që janë më të larta se paga e ministrit.

Ai tha se nga pagat e larta në AKP që janë rreth 2 milionë euro, i kanë kursyer dhe shfrytëzuar për rekrutime në FSK.

“Tek RTK-ja, e vërtetë që ka shkurtim të buxhetit dhe këtë nuk e kemi bë duke mos e marrë parasysh gjendjen, por ju si komision sepse i keni pasë në raportime RTK-në disa herë, ndoshta e dini se në RTK janë rreth 100 paga të cilat janë më të larta se paga e një ministri. Ne nga kursimet e pagave në AKP që janë rreth 2 milionë euro e kemi shfrytëzuar për rekrutime në FSK”, tha Murati.

Ai tha se njëjtë mund të aplikohet në RTK.

“Njëjtë edhe në RTK mund të bëhet, nëse RTK-ja ka buxhetin më të lartë sesa Kuvendi, dhe prapë ankohet se s’ka buxhet për mua s’është në rregull diçka. Nëse RTK ka 100 persona që marrin pagë më të lartë se paga e ministrit nuk di a është e nevojshme një gjë e tillë”, u shpreh ai.

Videon gjatë fjalimit mund ta shikoni duke klikuar këtu./GazetaSinjali/