Ismet Munishi ka bërë një ankesë lidhur me faturën që ka pranuar për shpenzimin e rrymës këtë muaj.
Trajneri kosovar zbuloi se ka pranuar faturë prej 375 eurosh, për të cilën thotë se është më e madhe se paga mesatare në vendin tonë.
Ai gjithashtu shtroi pyetjen se “prej cilit vend po importohet qymyri, prej Dubait apo nga ku?”.
Postimi i plotë nga Munishi:
“375 € rrymë për një muaj ky eshte turpi ma i madh që munet me ekzistu ne ni vend ku paga mesatare eshte ma e vogel se fatura e rrymes , prej kahit pe importojme qymyrin a prej Dubait a prej kahit .
Ka me ardh ni kohe që vetëm hajnat kini me met ketu me jetu krejt njerzit normal kan me ik prej ktuhit!”.