image Munishi pasi doli futbollisti i Dritës pozitiv në testin për Covid 19: Ndoshta nuk do ta vazhdoj kampionatin

Futboll

Futboll/ Munishi pasi doli futbollisti i Dritës pozitiv në testin për Covid 19: Ndoshta nuk do ta vazhdoj kampionatin

news image

Gjatë ditës së djeshme skuadra e Dritës lajmëroi se futbollisti i saj, Izair Emini ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Fatmirësisht, Emini nuk ka pasur kontakt me lojtarë të tjerë. Deri më tani futbollisti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka simptoma, transmeton Gazeta Sinjali.

Pas këtij lajmi, mbrëmë në një intervistë në RTK, trajneri i skuadrës së Ballkanit ka paralajmëruar se mund të tërhiqet nga ky sezon.

“Lajmi që Izair Emini i Dritës doli pozitiv me koronavirus na tronditi, une e pashë shqetësimin e futbollistëve”, u shprehë fillimisht ai

Tutje, Munishi shtoi se do të bisedoj me futbollistët dhe presidentin sa I përket vazhdimit të kampionatit.

“Une do të bisedojë edhe me presidentin por edhe me futbollistët ndoshta do ti lë njerzit që ti përmbushin aspiratat e tyre, ndoshta une nuk do të vazhdojë kampionatin, nuk do e marrë rrezikun mbi vete, dhe nuk do ti rrezikojë futbollistët e mi, por këtë gjë do e bëjme në kordinim”, tha trajneri I klubit nga Suhareka.

Ai në fund shtoi klubi i Ballkanit do të vazhdoj me stërvitje.

“Na do të vazhdojmë me ushtrime, por nuk kemi garancë se ekipi kundërshtar që nuk është ndonjë futbollist i infektuar me virus, futbolli është lojë kontakti dhe për këtë arsye jam i frustruar”, përfundoi Munishi./Gazeta Sinjali/