image Munishi kërkon mbylljen e sezonit, ‘Toki’ ka disa fjalë për të

Futboll

Futboll/ Munishi kërkon mbylljen e sezonit, ‘Toki’ ka disa fjalë për të

news image

Ditët e fundit kemi deklarata të shumta nga klubet dhe trajnerët kosovar sa i përket përfundimit apo jo të kampionatit.

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi kërkon që sezoni të përfundoj dhe titulli t’I jepet skuadrës së tij, transmeton Gazeta Sinjali.

Rreth këtyre deklarimeve ka reaguar trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani.

Ai e ka quajtur si të drejtë kërkesën e Ismet Munishit.

“Secili nga kolegët e mi e ka të drejtën ta thotë mendimin e vet, ka shumë xhiro pa përfunduar, ndoshta të jesh në pozitën e parë dhe mu shpall kampion si Ismeti, është e drejta e tij të thotë që mos të zhvillohet më asnjë ndeshje. Por, ajo qka është kryesorja është që t’i mbajmë stërvitjet për aq sa kemi mundësi”, theksoi Tovërlani për Radio Prishtinën./Gazeta Sinjali/