image Mungon vetëm zyrtarizimi Gerrard tek Aston Villa

Futboll

Mungon vetëm zyrtarizimi Gerrard tek Aston Villa

news image

Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, është vetëm një hap larg zyrtarizimit te klubi anglez, Aston Villa.

Sipas “The Guardian”, gjithçka është e përfunduar dhe mungon vetëm zyrtarizimi që Gerrard të bëhet tekniku më i ri i Villianëve.

Sipas disa burimeve të afërta me klubin bëhet me dije se klubi anglez ka përgatitur kontratën për Gerrard dhe gjithashtu klubi do t’i paguajë 3,5 milionë funta për ta prishur kontratën me Rangers.

Siç raporton “Mirror”, Gerrard tashmë ndodhet në Londër./Gazeta Sinjali Sporti/