Ndryshimi i ligjit për Automjete me të cilën do të hiqej homologimi i veturave, ka dështuar sërish që të votohet në Kuvend.
Për ndryshimin e këtij ligji, në këtë seancë të Kuvendit ishin 32 vota për, asnjë kundër dhe nuk kishte asnjë abstenim, por ky ligj nuk ka arritur të kalojë për shkak se kishte mungesë të kuorumit.
Ndryshimi i këtij ligji, i propozuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, do të hiqte homologimin e veturave që vijnë nga jashtë Kosovës./ Gazeta Sinjali/