image Mungoi në stërvitje, Ronaldo viziton fabrikën e Ferrarit

Futboll

Mungoi në stërvitje, Ronaldo viziton fabrikën e Ferrarit

news image

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo mungoi sot në stërvitje, ndërsa vizitoi fabrikën e Ferrarit në Maranello bashkë me Andrea Agnellin dhe John Elkann.

Kjo vizitë ishte planifikuar për disa kohë. CR7 vizitoi fabrikat, të dy linjat e prodhimit dhe departamentin e garave dhe ishte në gjendje të shihte se si dhe ku lindin të veturat më të famshme në botë.

Reprezentuesi portugez gjithashtu u takua me dy pilotët e formulave të Ferrarit, Charles Leclerc dhe Carlos Sainz.

Ronaldo ua dha dy fanella të nënshkruara nga ai dhe bëri një fotografi së bashku. 

/Gazeta Sinjali Sporti/